Lajme

Babai që mbylli në bodrum 6 fëmijët, tronditi Austrinë

Ngjarje shokuese, babai që mbylli në bodrum 6 fëmijët e tij, ishte nipi i kriminelit famëkeq nazist, del videoja e shtëpisë së “tmerrit”

Në Hollabrunn të Austrisë është zbuluar një ngjarje e rëndë që ka shokuar popullin austriak dhe më gjerë, ku babai i 6 fëmijëve është vënë në pranga pasi akuzohet se mbylli fëmijët e tij në një bodrum, duke i mbajtur aty prej disa ditësh, deri sa kalimtarë dhe banorë të zonës dëgjuan zëra që vinin nga diku dhe për këtë ata lajmëruan policinë, përcjell albinfo.at.

Derisa u vendosen njësitet në vendin e ngjarjes, u zbulua një skenë e vërtetë filmash horror, teksa 6 fëmijët qëndronin aty prej disa kohësh, me pretendimin nga i ati, për t’i mbrojtur ata nga e keqja që i vinte nga jashtë.

Mësohet se 54-vjeçari britanik, Tom Landon, është nipi i një krimineli famëkeq nazist të luftës që krijoi kampin e përqendrimit “Mauthausen”.

Thuhet se ai është pjesë e lëvizjes “Reichsburger”, një grup ekstremistësh të krahut të djathtë që besojnë se perandoria gjermane ekziston ende si para Luftës së Dytë Botërore dhe shteti aktual gjerman është i parëndësishëm.

Bastisjet e policisë së fundmi shkatërruan anëtarë të grupit që po planifikonin të sulmonin ndërtesën e Kapitolit gjerman dhe të rrëzonin qeverinë. Landon konfirmoi gjithashtu për MailOnline se ai ishte nipi i kriminelit famëkeq nazist të luftës, Ernst Kaltenbrunner, i cili ishte udhëheqës i SS-ve të frikshëm në Austri dhe më vonë kreu i policisë në Gjermaninë e kohës së luftës.

Kaltenbrunner ishte një ndjekës i përkushtuar i Adolf Hitlerit deri në fund dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të Holokaustit. Ai themeloi kampin e përqendrimit Mauthausen, i pari i këtij lloji në Austri dhe ku u vranë rreth 90,000 njerëz.

Për më shumë detaje:

https://www.derstandard.at/consent/tcf/story/2000143103236/hollabrunn-verdaechtiger-will-fuer-jedes-kind-einen-keller-kaufen?ref=rss&fbclid=IwAR1X6CNM39PdIODC-Ap2K07F-PukpWNRq_W7d2xQ8saPvlN_ISGZ4hYJBXk