Lajme

Qytetari austriak humb jetën nga një ortek bore në Japoni

Dy persona janë konfirmuar të vdekur, pasi trupat e tyre u gjetën pas një orteku në Japoni, tha policia të hënën, një ditë pas aksidentit jashtë pistës në rajonin qendror të Naganos, përcjell albinfo.at.

Revista amerikane e skive Mountain Gazette raportoi se një nga të vdekurit ishte skiatori profesionist amerikan Kyle Smaine. Ministria e Jashtme e Austrisë tha se një shtetas austriak kishte vdekur gjithashtu në “incidentin tragjik”, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

Një zëdhënës i policisë lokale tha vetëm se ekipet e shpëtimit të urgjencës kishin “konfirmuar vdekjen e dy burrave” dhe se identitetet ose kombësia e tyre do të zbuloheshin pas kontrolleve të plota të identitetit.

Kur orteku ndodhi të dielën, dy burrat kishin qenë jashtë zonave të patrulluara të një resori skish në fshatin Otari, së bashku me disa skiatorë të tjerë dhe snowboarders.