Lajme

Shumë zona të Austrisë, të mbushura me borë

Reshje të dendura bore në Styria

Disa pjesë të Austrisë do të bëhen thellësisht dimërore në ditët në vijim – veçanërisht në jug, ku priten reshje të mëdha bore deri në 60 centimetra, raportoi ORF. Për rrjedhojë, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes në trafikun rrugor, përcjell albinfo.ch.

Të dielën, reshjet e borës ishin ende të moderuara – duhet të bien të hënën, me borë të vazhdueshme deri të paktën mesditën e së martës. I gjithë jugu i Austrisë duhet të preket, nga Arnoldstein deri në zonën e madhe të Gracit.

Asfinag, operatori i tarifave të Austrisë, apelon që të shtyhen udhëtimet që nuk janë absolutisht të nevojshme ose të vozitni me kujdes.