Lajme

Kryeministri Kurti pritet me nderime të larta ushtarake në Vjenë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me kancelarin federal austriak Karl Nehammer në Vjenë, përcjell albinfo.ch.

Kurti u prit me nderime të larta shtetërore nga kancelari austriak dhe tani pritet të zhvillojnë një bisedë me dyer të mbyllura në objektin e qeverisë austriake. 

Gjatë vizitës, kryeministri Kurti do të mbajë edhe dy ligjërata, njëra do të jetë në Institutin për Politikën Evropiane të Sigurisë si dhe një tjetër në Akademinë Diplomatike të Vjenës.

Kujtojmë se Austria është një nga shtetet më përkrahëse ndaj Kosovës në të gjitha proceset e saj.