Futboll

FIFA emëron për herë të parë një palestineze arbitre në Botërorin për femra

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka zgjedhur për herë të parë një palestineze për të gjykuar ndeshjet e ardhshme të Kupës së Botës për femra.

Agjencia palestineze e lajmeve, WAFA, ka njoftuar se Heba Saadia do të arbitrojë Kupën e Botës për femra në Australi dhe Zelandën e Re nga 20 korriku deri më 20 gusht 2023.

Edicioni i nëntë i botërorit të femrave, i organizuar nga Australia dhe Zelanda e Re, është i pari që organizohet nga dy shtete dhe i pari me 32 ekipe kombëtare.