Kosova

Muriqi zgjidhet Futbollisti i vitit në Kosovë

Ai tha se do të punojë çdo ditë që ta nderojë vendin nga vjen

Vedat Muriqi është zgjedhur Futbollisti i vitit në Kosovë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës e merr këtë për herë të dytë mirëpo nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, përcjell albinfo.ch.

Përmes Instagram ai tha se është krenar me çmimin e marrë, derisa do të punojë në çdo aspekt për ta nderuar vendin e tij Kosovën.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam përzgjedhur si “Futbollisti i Vitit” për herë të dytë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Lauretët e vitit””.
“Në çdo aspekt të karrierës sime do të punoj më shumë çdo ditë për të nderuar vendin tim dhe sportistët e rinj që më kanë idhull. Faleminderit shumë, ju dua”, ka shkruar Muriqi.