Lajme
Austri: Kosovari ther me thikë bashkëshorten në një palestër fitnesi
Autori është arrestuar pak më vonë pas rastit, ndërkohë e plagosura është jashtë rrezikut për jetën
Një 27-vjeçar goditi me thikë gruan e tij 25-vjeçare në një palestër të fitnesit dhe e plagosi rëndë. Ngjarja ndodhi të mërkurën në Vöcklabruck (Austri e Epërme).
Autori është arrestuar pak më vonë pas rastit, kanë konfirmuar policia dhe prokuroria publike në Wels, njofton albinfo.at.
Siç raportojnë mediat austriake, çifti jetonte së bashku, edhe pse burri kishte kohë që ishte duke bërë tretman në një institucion austriak nga varësia e drogës.
Shumica e mediave austriake nuk e kanë bërë të ditur identitetin e të akuzuarit për rastin, por gazeta oe24.at ka njoftuar se bëhet fjalë për një austriak me prejardhje nga Kosova, përcjell albinfo.at.
Atë ditë ai iku nga qendra e trajtimit të varësisë dhe shkoi me veturë në palestrën ku punonte gruaja e tij. Kur gruaja shkoi në punë në orarin e pasdites, e pa atë në parking. Ajo u ndjeh e kërcënuar, sepse u tha se ditë më parë i kishte dërguar mesazhe të dyshimta në celular. Për të hyrë brenda në fitnes, ai duhet të ishte anëtar i fitnesit. Kur shkon në recepcion, aty fillon edhe grindja mes çiftit.
Papritur, bashkëshorti nxori një thikë dhe goditi gruan e tij. Asaj i kanë ardhur në ndihmë klientët e palestrës, të cilët e kanë sulmuar sulmuesin me pajisje të ndryshme sportive. Pas goditjeve të marrë, ai iku. 25-vjeçarja pësoi plagë me thikë në fytyrë dhe në të gjithë pjesën e sipërme të trupit: Ajo iu nënshtrua një operacioni urgjent në Klinikën Vöcklabruck, dhe mësohet se e plagosura është jashtë rrezikut për jetë.
Vetëm pak kohë pas rastit, 27-vjeçari është arrestuar. “Ai ishte i dehur dhe i droguar”, ka njoftuar policia në raportin e saj.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor