Lajme

Gripi ‘godet’ Zvicrën

Vala e pritshme e gripit të dimrit po godet më herët këtë sezon.

Shifrat nga Zyra Federale e Shëndetësisë tregojnë se javën e kaluar ka pasur 89 vizita te mjeku për 100,000 banorë me simptoma gripi – krahasuar me 53 një javë më parë.

Grupmosha më e prekur janë ato nga 15 deri në 29 vjeç, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Numri i rasteve është më i lartë se e njëjta periudhë e katër vjetëve të fundit.

Zyra e shëndetësisë thotë se pret që epidemia e gripit të jetë më herët këtë vit.