Lajme

‘Mungesa e energjisë’, shprehja më e përdorur e vitit në Zvicër

Strommangellage (mungesa e energjisë), bojkoter (për të bojkotuar), penuria (mungesë) dhe mancanza (mungesë) janë fjalët e vitit për vitin 2022 në katër gjuhët kombëtare të Zvicrës.

“Energjia elektrike, e cila në dukje ishte gjithmonë e disponueshme, mund të ishte papritur në mungesë”, tha Departamenti i Gjuhësisë së Aplikuar në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW), i cili shpalli fituesit të martën, transmeton albinfo.ch.

“Situata është e pasigurt. Zvicra është e lidhur në rrjet dhe e përfshirë në tregun evropian të energjisë elektrike, por vëllimet e importit aktualisht nuk janë të garantuara. Lufta në Ukrainë, përdorimi i vetëm tentativ i energjisë diellore dhe ndryshimet klimatike e përkeqësojnë më tej situatën. Pavarësisht skenarëve të emergjencës, mund të jetë një dimër i errët dhe i ftohtë në dhomat e ndenjes zvicerane”, thuhet në një deklaratë.