Lajme

Austria forcon ligjin për ndalimin e glorifikimit të nazizmit

Qeveria austriake synon të forcojë ligjin që ndalon glorifikimin dhe përdorimin e simboleve, parullave dhe këngëve naziste, terroriste dhe të gjitha të tjera të ndaluara.

Ministrja e Drejtësisë, Alma Zadiç dhe ministrja për Çështjet Evropiane dhe Kushtetuese, Karoline Edstadler, njoftuan se edhe botimet nga jashtë në lidhje me Austrinë do të ndiqen penalisht dhe do të ndalohen.

Gjithashtu, kushdo që dënohet për shkelje të ligjit të ndalimit, humb automatikisht punën e tij në shërbimin publik.

Zadiç theksoi se çdo formë e glorifikimit ose zvogëlimit të krimeve të nazizmit, si dhe antisemitizmit, përfaqësojnë një sulm të papranueshëm ndaj vlerave austriake. “Nuk duhet të ketë tolerancë për këtë”, tha ajo.