Lajme

Më pak trafik në autostradat austriake, për shkak të çmimeve të larta të karburanteve

Vëllimi i trafikut në Austrinë e Ulët ishte dukshëm më i lartë në gjysmën e parë të 2022-ës sesa në gjysmën e parë të 2021-ës, transmeton albinfo.at.

Megjithatë, në periudhën midis 1 korrikut dhe 30 shtatorit 2022, një analizë VCÖ, e bazuar në të dhënat nga Asfinag, mati më pak automjete në shumë rrugë, njoftoi transmetuesi ORF.

Rënia më e madhe u regjistrua në autostradën jugore (A2), pranë Wiener Neudorf (rrethi Mödling). Këtu u regjistruan 682,000 makina më pak se në tremujorin e tretë të 2021-ës. Pranë Bad Vöslau (rrethi Baden), kishte 507,100 makina më pak në A2.

Eksperti i VCÖ, Michael Schwendinger, shpjegoi uljen e volumit të trafikut me çmimet në pompat e benzinës: “Ajo që sondazhet kanë treguar tashmë është gjithashtu e dukshme në të dhëna: disa shoferë kanë reaguar ndaj rritjes së çmimeve të karburantit.