Muzikë

Ana Naqe, sopranoja që po korr suksese në botë

Ajo u largua në moshën 10-vjeçare nga Shqipëria

Ana Naqe është sopranoja shqiptare, e cila po korr sukses jashtë kufijve tanë. Prej vitesh, ajo e ka ndërtuar jetën dhe karrierën në Belgjikë. Aftësia vokale dhe interpretuese e kanë bërë Anën të rrëmbejë zemrat e publikut, duke siguruar role të shumta në skenat belge dhe në shtete të tjera, si Spanja, Franca, etj.

Së fundmi artistja u nderua me çmimin “Award Silver Plate” nga festivali i filmit në Milano, “MIFF Awards XXI”. Bëhet fjalë për filmin “Bovary”, ku Ana këndoi pjesë nga Lucia di Lammermoor.

E ftuar në emisionin “Ditë pas dite” ajo zbuloi më shumë nga jeta e saj.

Vajza e vogël nga Fieri që studionte për violinë vazhdoi rrugën jashtë vendit në moshën 10-vjeçare dhe mbas audiocioneve të shumta në Belgjikë në jetën e saj hyri dhe muzika.