Lajme
Tejkaloi limitin e shpejtësisë, autoritetet austriake ia mohojnë nënshtetësinë kosovarit
Një kosovarit iu refuzua pasaporta austriake, pavarësisht garancive. Kjo ndodhi për shkak se ai nuk kishte respektuar kufizimin e shpejtësisë. Por, Gjykata e Lartë e konsideron si vendim të gabuar.
Në Austri ai jeton që nga viti 2010. Është i martuar dhe ka dy fëmijë, punon si menaxher i një flote të veturave në një kompani austriake. Bëhet fjalë për një kosovar që ka aplikuar për shtetësi austriake në shtator të vitit 2017. Por, tani burri nuk ka më pasaportë dhe konsiderohet si person pa shtetësi, sepse autoritetet kanë bërë një gabim, shkruan krone.at.
Në tetor 2020, shteti austriak e siguroi atë se do të merrte pasaportën e këtij vendi nëse heq dorë nga ajo kosovare. Ashtu edhe ndodhi. Më 11 dhjetor 2020 ai heq dorë nga pasaporta e Kosovës. Por, në fund të prillit 2021 autoritetet austriake hoqen premtimin për dhënien e shtetësisë, përcjell albinfo.at.
Gjykata e Lartë njohu gabimet e autoriteteve
Arsyeja: Ndëshkimi për tejkalimin e shpejtësisë në trafik. Në tetor 2020 burri kishte tejkaluar kufirin e 100 km/h me 33 km/h më shumë. Gjykata Administrative Shtetërore theksoi se autoritetet ia refuzuan nënshtetësinë duke iu referuar edhe disa dënimeve të tjera të lehta administrative e duke i cilësuar si një “vepër e rëndë penale”.
Por, në anën tjetër, Gjykata e Lartë e konsideron si vendim të gabuar dhe thotë se “vendimi duhet të bazohet në rrethana të reja”. Kësisoj, Gjykata e Lartë ka marrë vendim që shteti austriak të marrë përsipër kostot e procedurës dhe kosovari aktualisht pa asnjë shtetësi, mund të shpresojë për një pasaportë austriake.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor