Futboll

Nuhiu shënon edhe një gol në Austri, shpëton nga disfata Altachun

Sulmuesi Atdhe Nuhiu është bërë edhe një herë protagonist në Bundesligën austriake. Ai shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij, Altach, në sfidën ndaj Sturm Graz, njofton albinfo.at.

Kjo ndeshje e luajtur të dielën i ka takuar javës së 15-të të Bundesligës së Austrisë. Nuhiu shënoi golin në minutën e 15-të, Për ekipin Sturm Graz luajti edhe shqiptari tjetër me pasaportë zvicerane, Albian Ajeti. Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1-1.

33-vjeçari ka shënuar tetë gola në 13 ndeshje në Bundesligë, ndërsa një gol e ka shënuar edhe për kupën e Austrisë.

Pas kësaj pike, ekipi i Nuhiut gjendet në vendin e nëntë me 15 pikë në tabelë.