Lajme
Shefi i Red Bullit, Mateschitz, i dha secilit punëtorë nga 3 mijë euro si dhuratë lamtumire
Mijëra punonjës të Red Bull në Austri morën gjithashtu një bonus me pagën e tetorit.
Më shumë se 2,000 punonjës të Red Bullit në Austri morën një bonus prej 3,000 euro me pagën e tyre të tetorit – pa taksa. Siç tha një punëtore e Red Bullit për “Salzburger Nachrichten”, informacioni për pagesën u është dhënë atyre para se të vdiste, Dietrich Mateschitz, aksionari kryesor i kompanisë së pijeve energjike, Red Bull. “Sigurisht që jemi shumë të lumtur për këtë”, tha ajo, transmeton albinfo.at
Një punëtor tjetër raporton se “Bonusi për shtrejtimin e jetesës” është transferuar këtë javë. “Thuhet se ai e ka dekretuar këtë para se të vdiste. Kështu ishte ai, shefi”, shprehet punëtori.
Bonusi iu dhurua punëtorëve pa taksa
Bonusi ka të bëjë me vendimet e Qeverisë së Austrisë, e cila, si pjesë e masave kundër inflacionit, u ofronte kompanive mundësinë për të transferuar bonuse deri në 3000 euro për punëtorët e tyre. Këto para paguhen pa taksa. Dhe në fakt, në fund të tetorit, mijëra punëtorë të Red Bullit në Austri e prisnin me padurim një rregullim të inflacionit në listën e tyre të pagave. Primia është një instrument që e përdorin edhe kompanitë e tjera, por rrallë në masën e plotë.
Në deklaratën zyrtare nga Red Bull thuhet: “Ju lutemi të kuptoni që ne nuk komentojmë brenda kompanisë publikisht.” Të paktën u vërtetua se “ne kemi shfrytëzuar mundësitë ligjore në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e kompanisë Red Bull, përcjell albinfo.at
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor