Lajme
Pse Putini dëshiron të instalojë kamera vëzhgimi në Zvicër – dhe a mundet?
Presidenti i Rusisë me sa duket synon të vendosë pajisje të vëzhgimit me video për të mbrojtur një monument rus të vendosur në kantonin zviceran - por a është e mundur kjo?
Monumenti në fjalë ndodhet në kantonin e Urit dhe është ngritur në kujtim të ushtarëve rusë të udhëhequr nga gjenerali Aleksandër Suvorov, të cilët vdiqën në luftime kundër Napoleonit gjatë kalimit të ushtrisë në Alpet në shtator 1799.
Memoriali është gdhendur në shkëmbinjtë e Grykës Schöllenen që ndodhet në komunën e Andermatt, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Ai ka mbetur, i patrazuar, në këtë vendndodhje piktoreske për 123 vjetët e fundit, por që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt, monumenti nuk është më vendi i pelegrinazheve paqësore për diplomatët rusë dhe turistët.
Në maj, vizitorë të panjohur spërkatën bojë blu dhe të verdhë – ngjyrat kombëtare të Ukrainës – mbi monumentin, një akt që u konsiderua si vandalizëm nga zyrtarët rusë.
Tani Vladimir Putin thuhet se dëshiron të instalojë videokamera në vendin, i cili është në pronësi dhe mirëmbahet nga qeveria ruse.
Monumenti shkaktoi gjithashtu polemika në shtator, kur një bandë biçiklistësh rusë me bazë në Zvicër, besnikë ndaj Putinit, të njohur si Ujqërit e Natës, pozuan para memorialit gjatë një ceremonie zyrtare të vendosjes së kurorave, përcjell tutje albinfo.ch.
A mundet Putini vërtet të vendosë pajisje në Zvicër?
Ky nuk do të ishte rasti i parë i aktiviteteve ‘spiunuese’ të Rusisë në Zvicër (ose gjetkë), por këtë herë Kremlini ka folur paraprakisht.
Megjithatë, ndërsa vetë monumenti mund t’i përkasë Rusisë, zona përreth nuk i përket.
Kamerat nuk mund të vendosen ligjërisht në zonë pa miratimin e komunës dhe kantonit, asnjëri prej të cilëve nuk ka komentuar për këtë çështje deri më tani.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës