Ukraina
BE-ja shton ndihmën financiare për Ukrainën
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten hapën dritën jeshile për një plan për t’i ofruar Ukrainës 18 miliardë euro mbështetje financiare gjatë vitit të ardhshëm, pasi Presidenti Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia po përpiqet të nxisë një eksod refugjatësh, duke shkatërruar infrastrukturën energjetike të vendit.
Plani, i miratuar në takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të BE-së në Bruksel, parashikon një ndihmë nga blloku 27-vendesh të dhënë me këste mujore, të ngjashme me mbështetjen financiare të SHBA-së për Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
“Ukraina thotë se i duhet afërsisht 3-4 miliardë euro në muaj për të pasur burime të mjaftueshme për artikujt bazë”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo tha se kjo nevojë do të përmbushej në mënyrë të barabartë nga BE dhe SHBA, si edhe para shtesë nga institucionet financiare ndërkombëtare.
“Është shumë e rëndësishme për Ukrainën që të ketë një rrjedhë të parashikueshme dhe të qëndrueshme të të ardhurave”, u tha zonja von der Leyen gazetarëve.
Ajo tha se BE po përpiqet të sigurojë rreth 1.5 miliardë euro çdo muaj, duke e përshkruar si një financim që do të ishte “i qëndrueshëm dhe i besueshëm”.
Ministrat e financave të bllokut janë ngarkuar të krijojnë një sistem për grumbullimin e parave, të cilat do të ishin përveç 9 miliardë eurove në mbështetje makrofinancuese që BE-ja po i dërgon tashmë.
Në ditën e dytë dhe të fundit të takimit të nivelit të lartë, udhëheqësit e Bashkimit Evropian folën për nevojën e një gjykate të posaçme për krimet e Rusisë. Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të nxisë një eksod refugjatësh duke shkatërruar infrastrukturën energjetike të vendit të tij të shkatërruar nga lufta./VOA
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor