Lajme
Austri: Çdo e gjashta familje nuk mund të përballojë shpenzimet mujore
Rezultate tronditëse kanë dalë nga një anketë e realizuar në Austri mbi inflacionin. Çdo e gjashta familje ka nevojë të marrë para hua apo i kalon shpenzimet në krahasim me të ardhurat mujore
Inflacioni vazhdon të godasë Austrinë. Dy të tretat e të gjithë austriakëve janë seriozisht të shqetësuar për gjendjen e tyre financiare. Kjo rezulton nga një sondazh i realizuar nga platforma online durchblicker.at.
90 për qind e të gjithë të anketuarve tashmë po ndiejnë rritjen aktuale të çmimeve në buxhetin e tyre familjar: “Çdo e gjashta familje tani duhet të përdorë një kredi ose të shkurtojë shpenzimet për të mbuluar kostot e saj fikse, çdo e nënta familje nuk mund të mbulojë aktualisht kostot e saj fikse”, citon raportin e sondazhit heute.at. Kjo do të thotë se, në mënyrë rigoroze, 16.7 për qind (një e gjashta) shpenzojnë më shumë sesa fitojnë dhe 11 për qind janë tashmë të shteruar financiarisht, përcjell albinfo.at.
Por, frika po rritet gjithashtu në masën e gjerë të popullsisë: Qytetarët në rajonin e Burgenland janë më të shqetësuarit (77 për qind), të ndjekur nga qytetarët e rajonit të Austrisë së Ulët me (70 për qind) dhe më pas nga banorët e Austrisë së Epërme me (69 për qind). Dhe: Pothuajse të gjithë të anketuarit (96 për qind) presin që situata të përkeqësohet më tej dhe kostot fikse të rriten. Vetëm rreth 48 për qind e qytetarëve në Austri besojnë se paketat e ndihmës të qeverisë janë të mjaftueshme, kurse 52 për qind jo.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor