Lajme

Mërgimtari nga Rusia, fitues i dy çmime të para në kampionatin e picave

Shqiptari që jeton prej 12 vjetësh në Rusi dhe menaxhon 11 restorante

Jeton dhe punon në Rusi, Rufi Shabani është një mastershef dhe menaxher, që ka fituar dy çmime të para në kampionatin e picave në Bullgari, transmeton albinfo.ch.

 

 

Ai jeton prej 12 vjetësh në Rusi dhe menaxhon 11 restorante. Kjo ka bërë që të përballet edhe me situatën e luftës, e cila sipas tij, i ka lodhur njerëzit dhe mundohen të shohin punët e veta.

 

Mund të jetë një imazh i 1 person

 

“Po çmimi i parë ishte për pica romana, ndërsa për çmimin e dytë ishte për pica napoletana. Unë jam nga një fshat nga rrethina e Tetovës dhe i kam mësuar si gjithë rinia. Ne jemi tre vëllezër dhe merremi me gatim.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Unë për herë të parë jam larguar nga vendlindja kur i hoqën vizat Maqedonisë, kalova një vit në Gjermani, u ktheva sërish në Maqedoni, më tej shkova në Moskë.

 

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, pica dhe ambiente të brendshme

Kishte nevojë pronari për të kontrolluar restorantet, pasi po hapte shumë të tillë. Në fillim kanë qenë shumë të vështira, pasi gjuha ruse është shumë e vështirë, por dalëngadalë e mësova.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Situta e luftës ka ndikuar shumë, pasi ka ndikuar në gjithë Europën. Po rusët nuk e diskutojnë shumë se janë mësuar me luftërat. Njerëzit janë lodhur dhe mundohet secili të shohë punët e veta”, u shpreh Rufi.