Lajme
Hapet Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri: Interesim i jashtëzakonshëm nga vizitorët
Janë hapur dyert e Panairit të Bizneseve Shqiptare në Austri, i cili po mbahet në Vjenë për herë të parë që prej pandemisë.
I organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare ne Austri, në edicionin e sivjetmë të këtij panairi po marrin pjesë rreth 50 kompani të shqiptarëve në Austri dhe 15 kompani nga Kosova. Pjesë e panairit është edhe platforma mediale shqiptare në Austri, albinfo.at
Në këtë panair po prezantohen bizneset e suksesshme të shqiptarëve që veprojnë në Austri në të gjitha fushat: Ndërtimtari, arkitekturë, gastronomi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj.
Hapja e panairit u bë rreth orës 11 me një numër të madh të vizitorëve, ndërkohë të pranishëm ishin edhe: Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Rozeta Hajdari, ambasadorët e dy shteteve shqiptare në Austri, Roland Bimo, ambasador i Shqipërisë, Lulzim Pllana, ambasador i Kosovës, Omar Nura nga rrjeti i Bizneseve në Finlandë, Lirim Krasniqi nga “Germin”, etj.
Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Yll Blakaj në fjalën hyrëse pasi falënderoi të gjithë të pranishmit theksoi: “Ndihem shumë i lumtur që sot të ju drejtohem një mase kaq të madhe të bizneseve dhe mysafirëve të pranishëm. Ne jemi këtu, por gjysma e trupit tonë është në vendlindjen tonë dhe ne jemi mirë kur ekonomia e shteteve tona shqiptare është mirë. Si rrjet po përpiqemi të hapim rrugë bizneseve shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut që produktet shqiptare të depërtojnë sa më lehtë dhe mirë në tregun evropian. Këtë jemi duke e bërë çdo ditë dhe tashme produktet shqiptare mund t’i gjejmë kudo në tregun evropian”, tha ai, përcjell albinfo.at
Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës, tha se është shumë lumtur që është e pranishme në këtë panair dhe ju përshëndes edhe në emër të kryeministrit të Kosovës i cili sot e delegoi që edhe si ministre por edhe në emër të Qeverisë të jetë e pranishme në këtë panair sepse vetëm kështu kur jemi të bashkuar mund të kemi sukses. “Si ministri dua të ju njoftoj se kemi bërë shumë analiza për potencialin e madhe për të depërtuar prodhimet tona jo vetëm në rajon por edhe në evropë. Kosova është një vend që ka potencial dhe aftësi të prodhimit dhe kjo më së miri po vërehet në eksportin e drurit dhe prodhimeve tjera në Evropë e sidomos në shtetet gjermano-folëse”, ka thënë ajo.
Me fjalë rasti, të pranishmit i përshëndetën edhe ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, ai i Kosovës, Lulzim Pllana, pastaj Omar Nura nga rrjeti i Biznesve në Finlandë, Lirim Krasniqi nga “Germin”, Kreshnik Shehu nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit në Kosovë e të tjerë.
Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri organizohet nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor