Lajme

BE shpenzoi gabimisht më shumë se 5 miliardë euro

Gjykata Evropiane e Llogarive (ECA) e krijuar për parandalimin e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Evropian raportoi se vitin e kaluar janë shpenzuar më shumë se 5 miliardë euro gabimisht.

Gjykata e cila bën auditimin e buxhetit të BE-së, e publikoi raportin rreth shpenzimeve të vitit 2021. Sipas kësaj, janë rritur gabimet në shpenzimet e bëra nga buxheti i BE-së prej 181.5 miliardë euro.

Përderisa niveli i përgjithshëm i gabimit në shpenzimet nga buxheti i BE-së ishte 2.7 për qind në vitin 2020, kjo përqindje u rrit në 3 për qind në vitin 2021. Kështu që rreth 5.4 miliardë euro nga shpenzimet e BE-së janë shpenzuar gabimisht vitin e kaluar.

Theksohet se gati dy të tretat e shpenzimeve të audituara janë me rrezik të lartë.

Shpenzimet e gabuara në fjalë përfaqësojnë shumën e parave që nuk janë përdorur në përputhje me rregullat e BE-së dhe ato kombëtare.

Shumica e shpenzimeve në buxhetin e BE-së bëhen nga autoritetet kompetente të 27 shteteve anëtare.