Muzikë

Sopranoja Elbenita Kajtazi me koncert në Tiranë

 

Bëhet e ditur se sopranoja me famë botërore, Elbenita Kajtazi të enjten do të performoj në Tiranë, përcjell albinfo.ch.

“Kësaj here i ndahem skenave botërore për të kënduar në Shqipërinë time të dashtun”, ka thënë sopranoja.

Koncerti do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, nga ora 19:00.

Ky koncerti vjen nën dirigjimin e Nicolas André, ndërsa Orkestra Simfonike RTSH do të interpretoj arie nga Le Nozze di Figaro, Manon dhe Rusalka.

“Gjithmonë falenderuese për nderin dhe respektin që pranoj nga Shqipëria jonë. Ju mirëpresë me 13 tetor në Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor nga ora 19:00, bashkë me dirigjentin Nicolas André dhe Orkestra Simfonike RTSH do interpretoj arie nga Le Nozze di Figaro , Manon dhe Rusalka. Gjitha të mirat dhe mirë se vini!”, ka njoftuar Elbenita Kajtazi në Facebook./