Muzikë

Rita Ora e hapi Kampionatin Botëror të Rugbyt me një performancë fantastike

Nëse diçka është e zakonshme për Rita Orën, është se ajo vazhdon të jetë e angazhuar dhe e zënë me projekte të shumta.

Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore performoi në hapjen e Kampionatit Botëror të Rugbyt në Auckland të Zelandës së Re.

Ylli i muzikës pop interpretoi për fansat e pranishëm në stadium, pak para ndeshjes së ekipit të femrave të këtij shteti kundër Australisë.

Ceremoninë, Rita zgjodhi ta hapë me një remix të hiteve të saja më të mëdha muzikore, “Let You Love Me” dhe “Anywhere”.