Futboll

Albian Ajeti shënon golin e parë të tij për ekipin Sturm Graz të Austrisë

Ekipi futbollistik austriak “SK Sturm Graz” mposhti të dielën me rezultat të pastër prej 3:0 ekipin “Wiener Austria”.

Golin e parë për skuadrën nga Grazi, në minutën e 14-të e shënoi transferi më i ri, futbollisti shqiptar, Albian Ajeti, raporton albinfo.at

Në pjesën e dytë të lojës u shënuan edhe dy gola të tjera, fillimisht nga William Böving dhe pastaj për të i vënë kapakun e ndeshjes u kujdes Mohammed Fuseini i cili shënoi golin për 3:0.

Me këtë fitore, Sturm Graz shënoi pikë të rëndësishme për të ndjekur liderin e bundesligës austriake, Red Bull Salzburg. Me 21 pikë, Sturm tani është dy pikë prapa Salzburgut, dhe gjendet në vendin e dytë.

Ndryshe, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, klubi austriak “SK Sturm Graz” nënshkroi me futbollistin shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Albian Ajeti.

25-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e përfaqësueses zvicerane, vjen në formë huazimi nga “Celtic Glasgow” në Graz për një vit, me mundësi blerje, që sipas mediave austriake kap vlerën e 2.5 milionë euro, shkruan albinfo.at.