Lajme

Dukagjin Krasniqi, kryemjek në Spitalin Kantonal të Lucernit

Mjeku me prejardhje nga Kosova Dukagjin Krasniqi tash e tutje kontributin e tij do ta japë si kryemjeknë Klinikën Rehabilituese të Spitalit Kantonal të Lucernit në Wolhusen, raporton Albinfo.ch.

Për emërimin e tij në një pozitë kaq të rëndësishmë ka njoftuar mjeku kardiolog në Spitalin Kantonal të Lucernit në Zvicër, Florim Cuculi. Ky i fundit është shprehur i kënaqur për rrugëtimin e suksesshëm të kolegut të tij.

“Nuk është lehtë të përparosh në këtë mënyrë dhe është e qartë që duhet mund dhe sakrificë. Unë e kam përkrahur doktorin që në fillim dhe është bukur kur e shoh që ia ka vlejt”, ka shkruar Cuculi në rrjetin e tij social Facebook.