Lajme
Panik në linjën e trenit Cyrih – Vjenë: 800 pasagjerë mbesin për 4 orë të bllokuar
Rreth 800 pasagjerë mbetën të bllokuar për orë të tëra të dielën në trenin Railjet 161, në linjën Cyrih – Vjenë. Pritja e gjatë për pasagjerët krijoi panik të madh
Asgjë nuk shkoi si duhet gjatë një udhëtimi me tren nga Cyrihu për në Vjenë.
Menjëherë pas ndalesës së planifikuar në stacionin e Linz, treni u ndal papritur dhe nuk mund të vazhdonte udhëtimin. Arsyeja ishte një defekt teknik. Kështu kanë konfirmuar zyrtarët e ÖBB-së për krone.at, përcjell albinfo.at.
Dyert mbetën të mbyllura dhe pas një kohe të shkurtër ka dështuar edhe klimatizimi.
Treni ka mbetur i bllokuar për më shumë se katër orë dhe te pasagjerët është krijuar një panik i madh. Tre persona janë lënduar dhe më pas janë dërguar për në spital, edhe pse nuk dihen arsyet.
Për katër orë, teknikët e ÖBB-së u përpoqën të nisnin trenin përsëri. Megjithatë, kjo nuk funksionoi, transmeton albinfo.at.
Përfundimisht pasagjerët u zhvendosën në një tren tjetër dhe mund të vazhdonin udhëtimin e tyre.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor