Lajme
Austri: Kontrolle në kufirin sllovak kundër kontrabandës së qenieve njerëzore
Austria ka nisur kontrollet në kufirin me Sllovakinë, pas shqetësimeve në rritje lidhur me kontrabandën e njerëzve, njoftoi sot ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner.
“Zyrtarët po kryejnë kërkime për kontrabandistët që sjellin migrantë përtej kufirit”, tha Karner.
“Kontrollet në 11 pikat kufitare me Sllovakinë do të fillojnë të enjten në mbrëmje dhe do të zgjasin për të paktën 10 ditë”, shtoi ai.
”Qëllimi është një luftë e vazhdueshme kundër mafies së kontrabandës, një luftë konsistente kundër migracionit të paligjshëm”, tha Karner.
Zyrtarët austriakë kanë nisur kontrollet përgjatë kufijve me Slloveninë dhe Hungarinë.
“Republika Çeke do të nisë gjithashtu kontrollet e përkohshme për personat që hyjnë në vend nga Sllovakia për të prapësuar migrantët që përpiqen të hyjnë në Evropën Perëndimore përgjatë kësaj rruge”, tha në fillim të javës kryeministri, Petr Fiala.
Në vitin 2022 ka pasur një rritje të konsiderueshme të migrimit të parregullt përgjatë rrugës ballkanike./atsh
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor