Lajme

Çun Lajçi promovon librat e tij në Langenthal

Të shtunën, më 17.9.2022, prej orës 15:00 deri në 16:30 në Ristorante Pizzeria Pinocchio, Spitalgasse 18, 4900 Langenthal (te Naim Maksuti), vjen për t`i promovuar dy veprat e tij të fundit „Troshat“ dhe „Kaçakët“, artisti dhe shkrimtari ynë i madh ÇUN LAJÇI.

“Ju ftojmë të vini në këtë ngjarje të rrallë kulturore dhe të bashkëbisedoni me artistin/autorin e 15 veprave letrare. Hyrja është falas”, thuhet në një njoftim të organizatorit.
Çun Lajçi me veprat e tij do të jetë i pranishëm edhe në panairin e librit në Uster të Zvicrës që mbahet të dielën, më 18 shtator.