Lajme

Austria mbështet kufizimin e çmimit të energjisë në mbarë BE-në

“Duhet të ndalojmë përfundimisht çmendurinë e rritjes së çmimeve që po ndodh në tregjet e energjisë”

Qeveria federale e Austrisë tha se do të mbështeste një kufi në mbarë BE-në për çmimet e energjisë elektrike, pas një samiti të energjisë midis ÖVP dhe liderëve të gjelbërve, përcjell albinfo.at.

“Duhet të ndalojmë përfundimisht çmendurinë që po ndodh në tregjet e energjisë. Dhe kjo mund të ndodhë vetëm përmes një zgjidhjeje evropiane”, tha kancelari Karl Nehammer në një deklaratë.

Ai u bëri thirrje të 27 vendeve anëtare që të “qëndrojnë së bashku për të ndaluar menjëherë këtë shpërthim çmimi”.