Muzikë

Escobar ndjek koncertin e pianistit kosovar në Vjenë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbrëmë ka ndjekur koncertin e pianistit kosovar, Zakir Popaj, në Vjenë.

Pianisiti kosovar, i cili jeton prej vitesh në Austri, Zakir Popaj, pas koncertit në Palais Schönborn-Batthyány në Vjenë ka publikuar fotografi bashkë me emisarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, teksa për takimin me të, Zakir Popaj ka thënë se “rasti është mbret i botës”.

Në Vjenë është duke qëndruar edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që mbrëmë ishte pjesë e një diskutimi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE, në të cilin po merr pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, raporton albinfo.at.