Kosova

Kurti fton sërish diasporën të bëhen pjesë e vendimmarrjes në Kosovë

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Kurti shkruan se mërgata gjithmonë ka qenë një nga kontribuesit më të rëndësishëm të popullit për Republikën.

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar sërish bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës që të bëhen pjesë e vendimmarrjes në Kosovë.

“Me Qeverinë tonë, ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë. Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata” thekson Kurti ndër të tjera transmeton Albinfo.ch.

Kjo thirrje e Kurtit vjen në kuaër të Programit për Diplomaci Qytetare i cili vazhdon të jetë i hapur.

“Ky program parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtë mujore. Afati i fundit për aplikim është data 28 gusht. Bëhuni pjesë duke aplikuar që sot”, thekson Kurti. Për më shumë informata për procesin e aplikimit dhe për programin vizitoni faqen:

www.cdfellowship.com

Video:

https://fb.watch/f7B0rJVe0A/