Lajme

Vaksina austrike “Valneva” në përdorim nga kjo e shtunë

Një vaksinë Covid-19 nga kompania austro-franceze Valneva mbërriti në Austri të martën dhe do të përdoret për vaksinime nga e shtuna në Austrinë e Poshtme, njofton albinfo.at.

E ashtuquajtura vaksina “e vdekur” është vaksina e gjashtë e aprovuar për Covid-19. Për shkak të kërkesës së ulët, vetëm 1.25 milionë doza të vaksinës do të dorëzohen këtë vit – dhe vetëm në Austri, Gjermani, Danimarkë, Finlandë dhe Bullgari.

Vaksina prodhohet në Skoci dhe Suedi, por sipas kompanisë, pjesa më e madhe e punës së zhvillimit është bërë në Vjenë. /Albinfo.at