Lajme
Austri: 8 persona të plagosur, makina përfundon në kopshtin e restorantit
Raportohet se tetë persona u plagosën, tre prej tyre rëndë, pasi një shofer humbi kontrollin mbi veturën e tij sot në Salsburg dhe u fut në kopshtin e restorantit McDonald’s pa frenuar, përcjell albinfo.at.
Mediat austriake shkruajnë se sipas policisë, shoferi humbi kontrollin e mjetit për shkak të një “problemi mjekësor”.
Pasditen e sotme, një mjet i tipit Mercedes ka rrëzuar disa tabela të komunikacionit, ka hyrë në kopshtin e restorantit dhe më pas është ndalur para një dyqani sportiv.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda, ndaj nuk ka mundur të merret në pyetje.
Përveç tij, kanë mbetur të plagosur rëndë një nënë dhe një fëmijë i vogël, sipas mediave austriake.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara