Lajme

Po ecte në mal, lëndohet presidenti austriak

Presidenti në spital pas rënies gjatë ecjes

Presidenti Federal i Austrisë Van der Bellen pësoi lëndime të lehta në një aksident malor të dielën pasdite. Ai rrëshqiti në një shëtitje malore në Kaunegrat në Tirol dhe u dërgua në spitalin më të afërt, njofton albinfo.at.

Presidenti pësoi gërvishtje dhe një tronditje të lehtë dhe e kaloi natën në spital për vëzhgim. Ai do të anulojë takimet e tij në Forumin Alpbach të hënën dhe të martën.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të tij në Facebook ku thuhet se për shkak të këtij lëndimi, presidenti do t’i anulojë takimet e tij në kuadër të Forumit Alpbach sot dhe nesër.

Presidenti Van der Bellen ka pësuar lëndime të lehta të dielën pasdite. Ai rrëshqiti gjatë një ecjeje malore dhe u dërgua në spital. Presidenti ka marrë gërvishtje dhe një tronditje të lehtë dhe do ta kalojë natën në mënyrë rutinore në spital me këshillën e mjekëve që e trajtojnë. Ai do të anulojë takimet e tij në kuadër të Forumit Alpbach të hënën dhe të martën”, thuhet në njoftim.