Lajme
Pesë persona të vdekur dhe shumë të lënduar nga moti i keq në Austri
Pesë persona të vdekur, disa të lënduar dhe dëme të mëdha në prona, ky është bilanci i ndodhur gjatë ditës së sotme nga stuhia e madhe që ka përfshi Austrinë, njofton albinfo.at
Stuhi të forta duke përfshirë erëra me shpejtësi deri në 140 km/h përfshiu Austrinë të enjten pasdite. Rezultati tragjik: pesë persona, duke përfshirë dy fëmijë, vdiqën në Kärntner dhe Austrinë e Ulët. Shumë të tjerë u lënduan, disa prej tyre janë ende në gjendje të rëndë. Në Steiermark, veçanërisht në Graz, stuhia shkaktoi dëme të mëdha. Edhe shtyllat e linjave të energjisë nuk mund të përballonin forcat e natyrës. Si pasojë e kësaj kishte ndërprerje masive të energjisë si dhe u ndaluan edhe linjat e hekurudhës, raporton albinfo.at
Siç ka njoftuar Kryqi i Kuq në Austri, si pasojë e erës së fortë disa pemë u shkulën dhe ranë në një liqen të vogël në Shën Andrä në rajonin Kärtner. Dy vajza të moshës tre dhe pesë vjeçe vdiqën dhe njëmbëdhjetë persona u lënduan, disa në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, edhe tre persona të tjerë mbetën të vdekur nga një pemë në Gaming, në Austri e Ulët. Sipas Shërbimit Shtetëror Meteorologjik “ZAMG”, shpejtësitë e matura të stuhisë kanë arrit deri në 139 km/h.
Në Steiermark, Kärnter dhe Tirolin Lindor, trenat disa herë kishin ndërprerë qarkullimin pasi furnizimi me energji elektrike për trafikun hekurudhor dështoi për shkak të stuhisë, kanë njoftuar nga Hekurudhat Federale të Austrisë.
Në Steiermark, dhjetëra mijëra familje u shkëputen nga furnizimi me energji elektrike për shkak se linjat e tensionit të lartë dhe 2,000 stacione transformatorësh u dëmtuan. “Në shumë raste, kolegët tanë duhet të ndërpresin rrugën e tyre në punën e riparimit me një sharrë elektrike me zinxhir,” tha një zëdhënës i Energie Steiermark për televizionin ORF. Austrisë i duhen ditë, nëse jo javë për të rregulluar gjitha dëmet e shkaktuara.
Për rastin tragjik të ndodhur në Austri, familjeve të viktimave u kanë shprehur ngushëllime krerët shtetëror të Austrisë, ndër ta edhe presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe kancelari Karl Nehammer.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara