Lajme
1.4 milionë banorë në Austri nuk kanë të drejtë vote
Një debat i madh është duke zhvilluar këto ditë në Austri rreth lejimit apo moslejimit të votimit për personat të cilët nuk kanë nënshtetësi austriake
Jetojnë prej vitesh në Austri, disa prej tyre edhe janë lindur aty, punojnë, paguajnë taksa rregullisht, rrisin fëmijët në këtë shtet, por nuk kanë të drejtë vote. Kjo për arsye se ata nuk kanë pasaportë austriake dhe ligji në Austri nuk ua lejon, shkruan albinfo.at.
Mu për këtë, rreth 1.4 milionë banorë të moshës mbi 16 vjeç në Austri do të janë të privuar nga e drejta e tyre për të votuar në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 9 tetor 2022. Nëse shihen statistikat nëpër rajonet (Lande) e Austrisë, rezultatet dalin edhe më keq. Siç tregojnë të dhënat nga „Statistik Austria“, rreth 30 për qind e moshës për të votuar në landet Innsbruck dhe Salzburg nuk kanë të drejtë të votojnë, në Linz dhe Graz një e katërta. Në Vjenë është më pak se një e treta, ndonëse më dallime të larta të zonave.
Në gjithë Austrinë, rreth 18 për qind e popullsisë rezidente mbi moshën 16 vjeçe nuk kanë nënshtetësi austriake, pra një në gjashtë persona të moshës së lejuar për të votuar.
Njëzet vjet më parë kjo shifër ka qenë vetëm 580,000. Ndërkohë, nëse ligji vazhdon kështu siç është, në vitin 2045 shifra e personave pa nënshtetësi dhe pa të drejtë vote parashihet të jetë 2.3 milionë.
ÖVP, FPÖ kundër propozimit të presidentit Van der Bellen
Shifrat e publikuara nga „Statistik Austria“ kanë ngjallur debat pro dhe kundër reformës për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë austriake. Në maj të këtij viti, presidenti aktual, Alexander Van der Bellen, pati propozuar që të këtë lehtësime të marrjes së nënshtetësisë. Por ky propozim u kundërshtua nga partia kryesore qeveritare ÖVP dhe partia e ekstremit të djathtë, FPÖ.
Ndërkohë, politologu austriak, Peter Filzmaier, në një prononcim për kurier.at ka thënë se parimisht pajtohet për një reformë, por siç thotë ai, diskutimi për këtë çështje duhet të jetë sa më larg secilës fushatë zgjedhore. „Brenda rregullave të lojës së fushatës zgjedhore shpesh herë kemi propozime elektorale, të cilat mund t’i shihni në një apo në mënyrë tjetër, por propozimi im është që ky debat për të drejtat zgjedhore duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen“, ka thënë Peter Filzmaier, përcjell albinfo.at.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara