Lajme
Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata edhe në kufirin Serbi – Hungari
Aktualisht pritjet në kufirin Serbi – Hungari janë deri në tri kilometra
Pritjet e gjata për bashkatdhetarët tanë pothuajse në të gjitha pikat kufitare tashmë janë shndërruar në traditë. Kjo, jo vetëm kur ata shkojnë për pushime në vendlindje, por e njëjta torturë vazhdon edhe gjatë kthimit të tyre në vendet ku punojnë dhe jetojnë, raporton albinfo.at.
Në Merdar sot është raportuar për pritje deri në katër orë, ndërkohë siç mëson albinfo.at, edhe më gjatë mërgimtarët po presin në kufirin Serbi – Kroaci dhe Serbi – Hungari.
Naim Mehmeti, bashkatdhetar yni, i cili jeton në Vjenë, ka thënë për albinfo.at se aktualisht pritjet në kufirin Serbi – Hungari janë deri në tri kilometra.
“Unë sapo e kalova kufirin Serbi – Hungari dhe kemi pritur rreth pesë orë. Kishte shumë kolona dhe vonesa të shumta. Nuk e di a punonin apo jo, por radha e veturave ecte shumë ngadalë”, ka thënë ai. Naimi theksoi se pritjet kanë qenë më të gjata në kufirin e Serbisë dhe më pak në atë të Hungarisë: “Në kufirin e Serbisë kemi pritur rreth katër ore, kurse në atë të Hungarisë përafërsisht një orë”, shtoi ai.
Në anën tjetër, sipas ÖAMTC-së bllokim të madh trafiku janë shënuar edhe në kufirin drejt Kroacisë dhe Sllovenisë, veçanërisht Zagreb –Maribor, në vendkalimin kufitar Macelj – Gruskovje apo në vendkalimet midis Istres dhe Sllovenisë.
Kolona të gjata kësaj fundjave janë duke ndodhur për shkak se në shumë perëndimore dita e hënë është ditë pushimi.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave