Tematike
Rritet numri i ujqërve në Alpet zvicerane
Numri i ujqërve në alpet zvicerane do të vazhdojë të rritet edhe nëse rregullat e gjuetisë do të lehtësohen, sipas ekspertëve.
Grupi “Wolf Switzerland” tha se më shumë se 250 tufa të ujqërve jetonin në mjedisin alpin të Evropës vitin e kaluar, ndërsa kishte hapësirë për një popullsi deri në 800 tufa, raporton Albinfo.ch.
Sipas këtij grupi, lëvizshmëria e kafshëve përtej kufijve të vendit dhe brenda Zvicrës e bëri të domosdoshme që fermerët të rrisin mbrojtjen e bagëtive të tyre.
Deklarata erdhi mes një serie sulmesh të ujqërve kundër lopëve dhe deleve, ndërsa shikimi i më shumë këlyshëve të ujqërve në Zvicrën juglindore, u bënë kryetituj gjatë javëve të fundit.
Numri i ujqërve në Alpet zvicerane do të vazhdojë të rritet edhe nëse rregullat e gjuetisë do të lehtësohen, sipas ekspertëve.
Dy vjet më parë, votuesit vendosën veton ndaj një vendimi parlamentar për të lehtësuar kufizimet në gjuetinë e ujqërve në Zvicër. Sipas ligjit aktual, ujku është një specie e mbrojtur dhe mund të asgjësohet vetëm nëse fillimisht vret një numër të caktuar bagëtish.
Tufat e para të ujqërve u zbuluan në rajonin kufitar franko-italian në vitin 1993. Pak më vonë ujqërit e parë të egër u panë në alpet zvicerane./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor