Lajme
Pas vdekjes së mjekes, Austria forcon masat kundër urrejtjes në internet
Ndërkohë mediat në Austri kanë publikuar një video te shkurtër ku shihet një grua duke shkelur dhe shqelmuar lulet e vendosura në nderim të mjekes së vdekur
Në përgjigje të vdekjes së një mjekeje të kërcënuar nga kundërshtarët e masave të koronës, gjyqësori dhe autoritetet e sigurisë së Austrisë do të pajisen më mirë për të luftuar urrejtjen në internet, transmeton albinfo.at.
Ministrja e Drejtësisë, Alma Zadic, (Të Gjelbërit) njoftoi të shtunën se do të punojë së bashku me ministrin e Brendshëm, Gerhard Karner, (ÖVP) për t’i dhënë çdo stacioni policie dhe zyrës së prokurorit publik burimet dhe mjetet e nevojshme për t’i marrë seriozisht të gjitha viktimat dhe për t’i kërkuar menjëherë autorët përgjegjës, shkruajnë mediat austriake.
“Ky hulumtim shpesh zgjat shumë, gjë që sigurisht është jashtëzakonisht stresuese për të prekurit”, tha ajo.
Mjekja Lisa-Maria Kellermayr, e cila ishte përfshirë në luftën kundër pandemisë së koronës, prej muajsh ishte e ekspozuar ndaj kërcënimeve masive me vdekje nga skena e kundërshtarëve të masave dhe për këtë arsye ishte drejtuar në polici, përcjell albinfo.ch.
Që nga vetëvrasja e mjekes 36-vjeçare rreth një javë më parë, autoritetet e Austrisë janë akuzuar se nuk janë kujdesur sa duhet për rastin.
Hetimet po zhvillohen tani edhe në Gjermani. Të premten është kontrolluar në Bavarinë e Epërme banesa e një 59-vjeçari të akuzuar për kërcënimin dhe ndjekjen e Kellermayr
Ndërkohë mediat në Austri kanë publikuar një video të shkurtër, ku shihet një grua duke shkelur dhe shqelmuar lulet e vendosura në nderim të mjekes së vdekur. Ende nuk dihet identiteti i gruas dhe as motivi i këtij veprimi të saj.
(Foto: screenshot nga viedeoja e publikuar në Bezirkszeitung.at).
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes