Lajme
Kosovarja dënohet për nxitje të terrorizmit, kishte lidhje me atentatin e Vjenës
Prokurori, ka drejtuar hetimin për terrorizëm. Megjithatë, gjykata nuk e dënoi gruan për terrorizëm, por vetëm për nxitje të sulmeve terroriste.
Një grua e re 20-vjeçare nga Kosova, me shtetësi italiane, e cila ka lidhje familjare me sulmuesin e Vjenës, Kujtim F., është dënuar me tre vjet e katër muaj burgim nga gjykata e Milanos për nxitjen e terrorizmit që e ka bërë përmes internetit, transmeton albinfo.ch. Prokuroria publike e Milanos kishte kërkuar dënim me pesë vjet burg.
Gruaja e re, e cila ka qenë një mbështetëse e vendosur e “Shtetit Islamik” (IS) për tre vjet, është arrestuar nga policia në Milano nëntorin e kaluar për aktivitete të dyshuara terroriste. Hetimi qe nisur nga një raport i inteligjencës për bashkëshortin e saj, një kosovar 21-vjeçar, me të cilin ajo ishte martuar në janar të vitit 2021 dhe i cili kishte lidhje me atentatorin vjenez.
Gruaja akuzohet për nxitje terrorizmi
Qindra fotografi të “ekzekutimeve të të pafeve” me prerje koke janë zbuluar në telefonat celularë të të arrestuarve, thotë policia. Gruaja e ka cilësuar veten si pjesëtare të grupit terrorist “Luanët e Ballkanit”, shkruan vienna.at. Kosovarja, e cila i qe bashkuar grupit në moshën 16-vjeçare, kishte deklaruar në telefonata se ishte e gatshme të sakrifikonte jetën e saj për “Shtetin Islamik”.
Prokurori i Milanos, Alberto Nobili, i cili ka drejtuar hetimin kundër terrorizmit, flet për “telefonata të tmerrshme” të gruas, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, gjykata nuk e dënoi gruan për terrorizëm, por vetëm për nxitje të sulmeve terroriste.
Më 2 nëntor 2020, 20-vjeçari Kujtim F. kishte vrarë katër persona me disa armë zjarri në qendër të Vjenës dhe kishte plagosur shumë të tjerë, disa prej të cilëve, rëndë. Simpatizanti i IS-it ishte qëlluar pastaj për vdekje nga policia.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara