Kosova

Ministri Latifi u takua sot me kryetarin e Landit të Steiermarkut në Austri

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, është takuar sot me kryetarin e Landit të Steiermarkut (kryeqyetet i saj Grazi) të Austrisë , z. Christoph Drexler dhe me kryetaren e Komunës së Grazit, znj. Elke Kahn, ku temë disktutimi ishte bashkëpunimi midis sistemeve shëndetësore respektive, transmeton albinfo.at.

Pjesëmarrës në takim ka qenë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana dhe këshilltarja e jashtme, prof.dr. Lumnije Kqiku.

Në këtë takim, i cili u zhvilluar në vazhdën e vizitës zyrtare në Austri, ministri Latifi kërkoi nga Drexler bashkëpunim dhe përkrahje për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ministri Latifi tha se sistemi shëndetësor në Kosovë kërkon transformim të rrënjësishëm, prandaj “bashkë me ekspertët e Grazit, do të bëjmë më të mirën për shëndetësinë e Kosovës”. Ai theksoi rëndësinë e “kthimit të trurit” për të kontribuar në shëndetësinë e Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Republikës së Steiermarkut, z. Christoph Drexler, falënderoi ministrin Latifi për këtë takim, duke thënë se Kosova si vend është i rëndësishëm për Austrinë dhe Grazi është i interesuar për ta bashkëpunuar dhe ndihmuar, transmeton tutje albinfo.at.