Lajme

Austri: Skandal nga një deklaratë e kancelarit

Nëse nuk përballojmë inflacionin, do të kemi nevojë për alkool dhe ilaçe depresioni

Sot, kancelari i Austrisë, Karl Neuhammer, është shprehur në një dalje publike se nëse vendi nuk do t’ia dalë të përballojë inflacionin dhe krizën e çmimeve, atëherë opsioni i vetëm që ngelet për qytetarët do të jetë alkooli ose ilaçet kundër depresionit, përcjell albinfo.ch.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët, të cilët shprehen në rrjete sociale se një deklarata e tillë nga një politikan është e papranueshme dhe joetike.

Në konferencën e zhvilluar për rritjen e çmimeve nga lufta në Ukrainë, kancelari deklaroi: “Nëse vazhdojmë kështu, ka vetëm dy mundësi: alkooli ose ilaçet kundër depresionit. Dhe të mendoj se alkooli në thelb është në rregull”, tha kancelari, duke shtuar se “kur ngre dolli, të paktën ndihesh mirë”.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, kancelari i quajti “armiq” inflacionin dhe rritjen e çmimeve, si dhe “kosto absurde të larta të energjisë”.

Kjo është arsyeja pse ai bëri thirrje që të merren kundërmasa për ta trajtuar atë në gjithë Bashkimin Evropian, gjë që, sipas tij, nuk është e lehtë.