Lajme

Pagat po tkurren dhe konsumi po rritet në Austri

Pavarësisht ekonomisë së fortë austriake, ky vit do të jetë me shumë pikëpytje, raportoi ORF.

Sipas parashikimit të qershorit të instituteve kërkimore ekonomike WIFO dhe IHS, perspektiva për gjysmën e dytë të vitit është shumë më e zymtë.

Meqenëse inflacioni është më i lartë se sa pritej në mars, pagat reale bruto do të bien me 3.9 për qind, rënie kjo ‘historike’.

Megjithatë, nëse inflacioni bie, pagat reale duhet të rriten ndjeshëm, rreth 5.3 për qind, në vitin 2023.