Lajme
Ish shefja e Task Forcës zvicerane: Numri i rasteve, shumëfish më i madh se ai që raportohet
Por, për ngarkim të sërishëm të madh të sistemit shëndetësor nuk ka rrezik, edhe nëse do të ketë rritje të mëtejshme, thonë në BAG.
Në javën nga 21 deri më 28 qershor, në të gjithë Zvicrën janë infektuar 33,115 njerëz me koronavirus – të paktën këto janë shifrat nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), transmeton albinfo.ch. Por, sipas ish-shefes së Task Forcës së koronës, Tanja Stadler, numri aktual i infeksioneve të reja konsiderohet të jetë gjashtë deri në tetë herë më i lartë se sa raportohet, shkruajnë gazetat CH Media.
Kjo do të thotë se numri i infeksioneve nga java e kaluar do të ishte rreth 264,000 dhe jo 33,000 sa është shpallur zyrtarisht. Kështu, numri i rasteve të paraportuara do të ishte dy herë më i lartë se në valën e Coronës në mars, kur varianti BA.2 pati shkaktuar sërish rritje të numrit të infeksioneve.
Por, pyetja e bërë në Zyrën Federale të Shëndetit Publik lidhur me këtë, nuk gjen përgjigje konkrete.
“Ne nuk mund ta përcaktojmë ndonjë numër. Duke qenë se është rritur shkalla e pozitivitetit në teste, supozojmë se është rritur edhe numri i rasteve të paraportuara”, thonë nga zyra për media e BAG.
Por, për ngarkim të madh të sistemit shëndetësor nuk ka rrezik, edhe nëse do të ketë rritje të mëtejshme, thonë në BAG.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi Uster” organizoj festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor