Lajme

Shumica e austriakëve nuk e mbështesin zgjerimin e BE-së

Ndërsa shumica e qytetarëve të BE-së mbështesin zgjerimin e përshpejtuar të BE-së për shkak të luftës në Ukrainë, në Austri, megjithatë, disponimi është i ndryshëm, sipas një studimi të fundit të Eurobarometrit të porositur nga Parlamenti i BE-së, shkruan albinfo.at.

Gjysma e të anketuarve janë kundër pranimit të shpejtë të vendeve të reja, 45 për qind janë pro dhe pesë për qind janë të pavendosur.

Vetëm në Sllovaki (36 përqind), Bullgari (40 përqind) dhe Slloveni (44 përqind) më pak të anketuar sesa në Austri mbështesin pranimin e përshpejtuar të vendeve të reja në BE. /Albinfo.at