Lajme
Schallenberg nga Beogradi kërkon progres në dialogun Kosovë-Serbi
Ministri i jashtëm austriak, Aleksandër Schalenberg në takim me kryediplomatin serb, Nikola Selakoviç, i ka shprehur këtij të fundit nevojën për progres në dialogun Kosovë-Serbi si gjë të rëndësishme për stabilitetin rajonal.
Schalenberg iu referua kërkesës së kancelarit federal gjerman, Olaf Scholz, i cili të premten në Prishinë dhe Beograd kërkoi rigjallërimin e Procesit të Berlinit, të cilin e quajti “inkubator nga i cili kanë lindur të gjitha idetë për bashkëpunim rajonal”.
“Nëse flasim për siguri, normalizimi gradual i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është tejet i rëndësishëm. Jam i kënaqur që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të premten se do të provonte të bënte progres [në dialog]”, tha Schalenberg.
Mes tjerash, Schalenberg njoftoi se me krerët shtetëror serbë ka biseduar për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian si dhe situatën e sigurisë në rajon, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.
Ndërkaq ministri i jashtëm serb tha se “Ballkani i Hapur është i rëndësishëm për Serbinë”, dhe se sipas tij iniciativa në fjalë “nuk i bënë konkurrencë proceseve integruese evropiane”.
“[Ballkani i Hapur] synon të përmirësojë standardet e jetesës për qytetarët duke promovuar katër liritë: lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit – si dhe përfaqëson përgatitje më të mirë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, raportuan mediat serbe
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës