Lajme
Banka Qendrore Europiane rrit normën e interesit
Fundi i parasë së lirë pa kufi në Eurozonë. Për herë të parë në 10 vjet, Banka Qendrore Europiane do të rrisë normat e interesit, duke ndjekur hapat e bankave të tjera qendrore, si ajo britanike dhe amerikane. Kjo do të hyjë në fuqi në korrik, e detyruar nga një armik global.
“Inflacioni i lartë është një sfidë madhore për të gjithë ne. Këshilli Qeverisës do të sigurohet që inflacioni t’i kthehet synimit tonë prej 2% në terma afatmesme. Në linjë me politikat tona, ne mendojmë të rrisim normat e interesit të Bankës Qendrore Europiane me 0.25 pikë përqindje, në takimin e korrikut”, tha presidentja Christine Lagarde.
Banka Qendrore Europiane i ka dhënë fund kështu një dekade me norma në rënie të interesit. Rritja e normës së korrikut do të jetë e para në 11 vjet, ku normat e interesit kanë qenë historikisht të ulëta. Që nga qershori 2014, norma e huasë ka qenë negative.
Banka pret që inflacioni të arrijë në 6.8% në 2022, që më pas do të duhet të shkojë në 3.5% më 2023 dhe të mbetet në nivelet e 2.1% në 2024, sërish mbi synimin.
Konflikti në Ukrainë i ka rritur çmimet në Europë dhe sidomos në vendet veriore dhe lindore, që janë më pranë Rusisë dhe Ukrainës.
Për ta frenuar këtë, Banka Qendrore Europiane i ka dhënë fund gjithashtu lehtësimit sasior, një strategji e politikës monetare, e vendosur për të adresuar krizën e vitit 2008, duke ulur normat e interesit, duke rritur ofertën monetare dhe duke nxitur më shumë kreditim për konsumatorët dhe bizneset. Lagarde e konsideron të përshtatshëm një ritëm gradual, por të qëndrueshëm të rritjes së mëtejshme të normave të interesit nga shtatori e në vazhdim./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor