Lajme

Faturat e ngrohjes pothuajse do të dyfishohen për qindra-mijëra vjenezë

Rreth 440,000 familje në Vjenë që kanë ngrohje qendrore, faturat e tyre do të rriten me 92 për qind

Raportohet se për rreth 440,000 familje në Vjenë që kanë ngrohje qendrore, faturat e tyre do të rriten me 92 për qind, ose pothuajse dyfish, njofton albinfo.at.

Wien Energie konfirmoi këtë informacion që pritet të godaasë xhepin e shumë banorëve në Vjenë.

Për një familje mesatare, rritja nënkupton shpenzime shtesë prej rreth 45 euro në muaj.

Arsyeja e çmimeve të larta është se ngrohja qendrore prodhohet kryesisht nga gazi, të cilin Austria e importon kryesisht nga Rusia, sipas informacioneve nga gazeta Kronen Zeitung. /Albinfo.at