Lajme

Ekonomia e Austrisë tregon rritje të fortë

Prodhimi i brendshëm ekonomik i Austrisë u rrit me 9.5 për qind në tre muajt e parë të këtij viti

Prodhimi i brendshëm ekonomik i Austrisë u rrit me 9.5 për qind në tre muajt e parë të këtij viti, sipas Statistikave të Austrisë, informon albinfo.at.

Kjo është 1.5 për qind më shumë se në të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe 0.5 për qind mbi nivelin e parakrizës.

Gazeta Wiener Zeitung komenton se është “e habitshme” që ekonomia është rritur kaq fuqishëm, duke pasur parasysh valën e Omicron, pengesat e vazhdueshme të furnizimit, kostot e larta të energjisë dhe shpërthimin e luftës në Ukrainë.

Industria, ndërtimi dhe tregtia po performojnë fuqishëm në Austri dhe çmimet e pasurive të paluajtshme vazhdojnë të rriten.

Ndërkohë që turizmi pritet të rimëkëmbet më tej gjatë verës. /Albinfo.ch