Kosova

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Kurti do të zhvillojë takime edhe me mërgimtarë

Kurti ka theksuar se do të zhvillojë takime me shumë mërgimtarë të suksesshëm në shtetin e Zvicrës

Kryeministri Kurti e përfundoi vizitën gati 20-ditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takoi sipërmarrës, senatorë e bashkatdhetarë të shumtë, shkruan albinfo.ch.

Ndërkohë, sot ka udhëtuar drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që do të mbahet në qytetin Davos.

Përveç takimeve të rëndësishme në shtetin zviceran, Kurti ka theksuar se lidhur me këtë vizitë ai do të zhvillojë takime me shumë mërgimtarë të suksesshëm në shtetin e Zvicrës, për të biseduar rreth investimeve dhe ndihmën që diaspora i dhuron Kosovës.

Siç njoftoi Zyra e Kryeministrit, Kurti do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë. Ai gjithashtu do të marrë pjesë në panelin “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”. /Albinfo.ch